Nga: ZONJA KATERINA

1 pulë
2 qepë mesatare
100 gr mëlçi pule
4-5 lgj vaj ulliri
1 lugë supe nenexhik
½ filxhan arra
Kripë, piper

Kulaçi:
1 kg miell
1 lk sodë buke
5-6 lgj vaj ulliri
3-3 ½ filxhanë ujë të vakët
Kripë

Fillimisht përgatisim kulaçin. Përziejmë miellin e situr me kripë, pluhur pjekës dhe vaj ulliri. shtojmë më pas ujin e vakët në mënyrë graduale dhe e punojmë mirë brumin derisa të mos ngjisë. E vendosim brumin e kulaçit në një tavë të lyer me pak vaj. E pudrosim lart me miell dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

Ndërkohë i japim një valë pulës me 1 litër ujë për rreth 15 minuta. E vendosim më pas pulën në tavë e lyejmë me gjalpë dhe e spërkasim mirë me kripeë dhe piper. E vendosim pulën të piqet në furrë (mundësisht mbuluar me letër kuzhine) për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta.

Ndërkohë që pula piqet përgatisim qepën. Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjalpë dhe kaurdisim mirë qepën e grirë hollë. Pasi qepa të ketë marrë ngjyrë ari shtojmë mëlcitë e pulës të prera në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë, piper, nenexhik dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Në fund shtojmë lëngun e pulës dhe e lemë të marrë valë për rreth 8-10 minuta. Më pas thërrmojmë kulaçin me dorë dhe fillimisht hedhim tek lëngu koret dhe më pas pjesën e tulit. E përziejmë mirë dhe më pas e hedhim në një pjatancë. Hedhim sipër arra të thërrmuara dhe e servirim kulaçin me pulën e pjekur.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb