Nga: ZONJA KATERINA

4 racione mish pule, 600 gr argjinare, 500 gr kos, 2 kokrra vezë, 1 gotë pana ose 2 lgj gjalpë apo vaj ulliri, Kripë, piper

Racionet e pulës i rregullojmë me kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të piqen për rreth 35 minuta. Më pas shtojmë në tavën ku kemi vendosur pulën argjinarët. Përziejmë vezët me kosin dhe panën dhe masën e përgatitur e shtojmë në tavë. E rivendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb