NGA ZONJA VJOLLCA*

500 gr fileto pule
3 qepë të njoma
1 lugë gjelle xhinxhër
80 gr bajame të qëruara
1 lugë gjelle salcë soje
2 lugë gjelle miell
400 ml lëng perimesh
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë

Vendosim bajamet në ujë të vluar për 5 minuta. Më pas i pastrojmë lëkurën dhe i vendosim në një tigan me pak vaj sa ato të marrin një ngjyrë të lehtë. I largojmë bajamet nga tigani shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën dhe xhinxherën e grirë hollë. Ndërkohë presim mishin e pulës në copëza të vogla, e vendosim në një sitë dhe e pudrosim me pak miell. E vendosim mishin në tiganin me qepë dhe e kaurdisim së bashku, më pas shtojmë pak kripë, bajamet e qëruara, salcën e sojës dhe gjysmën e lëngut të perimeve. Nëse masa na duket pak e trashë shtojmë dhe pjesën tjetër të lëngut të perimeve dhe e lemë te gatuhet derisa të marrë formën e një salcë kremoze.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: