NGA ZONJA VJOLLCA*

 

500 gr fileto pule

1 kokërr qepë

4 thelpinj hudhër

1 lugë çaji curry

2 lugë gjelle miell

400 gr patate të vogla

250 ml lëng pule

400 gr salce domate në kokërr

Kripë

Piper të zi

 

Fillimisht trazojmë miellin me kripë dhe piper të zi dhe me të lyejmë filetot e pulës nga të gjitha anët dhe pasi vaji të jetë nxehur i vendosim të skuqen në nje tigan me bazë të gjerë. Ndërkohë presim qepën në kubikë të vegjël dhe hudhrën imët. Largojmë mishin nga tigani, shtojmë pak vaj dhe kauërdisim qepën duke shtuar dhe një luge çaji curry. E trazojmë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. Sapo të fillojë lëngu i mishit të vlojë shtojmë patatet me gjithë lëkurë të prerëë ½ ose ¼. E rregullojmë me kripë, vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr të avashtë. Pas 20 minutash shtojmë salcen e domates dhe filetot e mishit, i lemë në zjarr dhe për 5-6 minuta të tjera, më pas e servirim të shoqëruar me oriz.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb