Nga: ZONJA VJOLLCA*
600 gr mish pule
1 kokërr qepë
50 gr pançetë
300 gr kërpudha të freskëta
1 lugë kafeje piper i kuq
2 speca jeshil
2 domate mesatare
3 thelpinj hudhër
4 luge gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
1 luge gjelle majdanoz
3 luge gjelle ajkë
Fillimisht në një tenxhere me 4 lugë vaj ulliri kaurdisim për 3 minuta qepën e grirë në gjysmë rrathë me pançetën. Më pas shtojmë piperin e kuq dhe mishin e pulës. I trazojmë të gjithë përbërësit, i mbulojmë me kapak dhe pas 5 minutash e kthejmë mishin duke i dhënë dhe një skuqje nga ana tjetër. Shtojmë në tenxhere kërpudhat e prera në feta, specat te prera në rrathë dhe domatet të prera në ¼. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi dhe e lemë mishin të ziejë me perimet në temperaturë mesatare për 20 minuta duke shtuar 100 ml ujë dhe hudhrat. Në fund shtojmë 3 lugë ajkë dhe e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me pak majdanoz.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: