NGA ZONJA KATERINA

Përbërësit
1 pulë
4 lgj vaj ulliri
1 qepë e grirë hollë
1 lgj salcë domate
2-3 karafilë
10 kumbulla të thata
1 lk sheqer
Kripë, piper
Pergatitja
Pulën e prerë në racione e kaurdisim me vaj ulliri dhe më pas e largojmë nga tigani.

Në po atë yndyrë ku kaurdisëm pulën vendosim qepën të grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Më pas shtojmë salcën e domates, pak sheqer, kumbullat e thata, karafilët, kripën dhe piperin e zi. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera dhe më pas shtojmë një gotë ujë duke vendosur dhe racionet e pules. E mbulojmë gatimin me kapak, ulim temperaturën e sobës dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 1 orë.

Këtë gatim mund t’a servirim sipas dëshirës me pure patate ose me oriz të zier.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb