NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4 racione mish pule
4 lgj vaj ulliri
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
½ gotë verë të bardhë
1 spec gogozhare
3 gota lëng mishi
Kripë, piper, trumzë

Përgatitja

Fillimisht në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrat të grira hollë. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë racionet e mishit të pulës dhe i kaurdisim mirë. Më pas e shuajmë mishin e pulës me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë specin gogozhare, cipën dhe lëngun e limonit. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për pak minuta dhe më pas shtojmë lëngun e mishit dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare. Në fund shtojmë kripë, piper dhe trumzë.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër ziejmë orizin dhe pasi të jetë berë gati e kullojmë dhe e shtojmë tek pula dhe e lemë të qëndrojë për 5 minuta në sobë të fikur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb