Nga: ZONJA KATERINA
4 racione mish pule
1 qepë mesatare
1-2 thelpinj hudhër
3 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë
1 gotë verë e bardhë
Cipa dhe lëngu i 2 limonëve
1 lgj niseshte
1 litër buljon pule
Kripë, piper i zi
4 kokrra patate

Fillimisht marinojmë patatet me 1 lugë vaj ulliri , kripë dhe piper të zi dhe i vendosim në furrë të piqen. Ndërkohë vendosim pulën të kaurdisiet me 2 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë gjalpë.

Sapo mishi i pulës të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim derisa qepa të fillojë të zbutet. Më pas shtojmë hudhrat e grira, kripën dhe piperin e zi. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për pak minuta dhe më pas e shuajmë mishin me verë të bardhë. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë buljonin e pulës dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Më pas tresim niseshten në ½ gotë ujë dhe e shtojmë tek mishi i zier së bashku me cipën dhe lëngun e limonit. E lemë përsëri gatimin në zierje dhe për 5 minuta të tjera. Në fund shtojmë tek gatimi me mish pule patatet e pjekura. Fikim sobën dhe e lemë gatimin për 10 minuta të qëndrojë në nxehtësinë e sobës.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: