Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

4 racione mish pule
3-4 lgj vaj ulliri
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
3-4 domate
½ spec të kuq
½ lç xhinxhër të grirë
1 pako makarona elb
1.300 ml lëng pule / perimesh
Kripë, piper, borzilok
Djathë për servirje
Pergatitja
Në një tigan hedhim vajin e ullirit së bashku me një thelpi hudhër të shtypur. Sapo vaji të ngrohet vendosim racionet e mishit të pulës të spërkatura me pak kripë dhe i kaurdisim derisa të marrin pak ngjyrë.

Largojmë racionet e pulës nga tigani dhe vendosim qepën të grirë imët të kaurdiset lehtë. Ndërkohë në makinë grirëse grijmë domatet së bashku me specin dhe xhinxherën. I hedhim më pas tek qepa e kaurdisur duke shtuar dhe racionet e pulës. Vendosim kapakun, ulim temperaturën nën mesatare dhe e lemë gatimin në zjarr për rreth 20 minuta.

Pasi pula me salcën të jetë gatuar e largojmë nga tigani duke lenë pak lëng në tigan ku shtojmë makaronat elb. I përziejmë, shtojmë lëngun e pulës ose buljon perimesh dhe i lemë makaronat të ziejnë për 10 minuta.

Vendosim mbi makaronat racionet e pulës së bashku me salcën, fikim sobën dhe e lemë gatimin të qendrojë në temperaturë të sobës për rreth 10 minuta dhe më pas e kemi gati për t’a servirur pudrosur me djathë kaçkavall dhe gjethe borziloku.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb