NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pulë, 3 portokalle (lëngu dhe cipa e 1 portokalli), 2 thelpinj hudhër, 2-3 karafila, 2-3 gjethe sherebel, 2-3 lgj mjaltë
2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Përziejmë lëngun e 3 portokalleve me cipën e 1 portokalli, me vajin e ullirit, me mjaltin dhe kripë e piper.

Marinojmë pulën dhe shtojmë gjethet e sherebelit, hudhrat e shtypura dhe karafilat. Do të ishte mirë që pula të qëndronte e marinuar të pakten për 1 orë.

Pasi pula të jetë marinuar e vendosim në një tavë me kapak. Nëse nuk kemi tavë me kapak mund ta vendosim në një tavë mbuluar me letër kuzhine. E vendosim pulën të piqet në temperaturën 180-200 gradë Celsius për rreth 1 orë.

Pulën e servirim me pak oriz ose me patate duke e shoqëruar me salcë të cilën e përgatisim duke marrë lëngjet që dalin nga pjekja e pulës. I hedhim 1 gotë verë dhe e lemë sa të krijohet një salcë e lidhur. Nëse dëshirojmë mund të shtojmë dhe një lugë niseshte dhe ½ gotë ujë nëse duam një salcë më të plotë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb