Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 kg mish pule
2 kokrra qepë
4 thelpinj hudhër
2 speca të kuq
2 lgj vaj ulliri
2 lk piper i kuq
200 gr oriz kaf
175 ml verë e bardhë
425 gr domate në kubikë
450 ml koncentrat perimesh
75 gr ullinj jeshil pa bërthamë
1 gjethe dafine
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përgatisim përbërësit për të filluar punën. Qepën dhe specat pasi i kemi larë dhe pastruar i presim në kubikë me brinjë 1cm. Hudhrat i qërojmë dhe i grijmë sa më imët.
Në një tigan të madh fillimisht ngrohim vajin dhe skuqim copat e pulës duke i rregulluar më parë me kripë dhe piper. I lemë derisa të marrin një ngjyrë të verdhë nga të dyja anët, më pas i largojmë nga tigani duke i vendosur në një pjate të mbuluara që të ruajnë temperaturën e ngrohtë. Ndërkohë shtojmë në tiganin ku skuqëm pulën edhe 1-2 lgj vaj ulliri, vendosim qepën me hudhrat dhe specat dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. I rregullojmë me kripë, piper të zi dhe 2 lugë kafeje piper të kuq të ëmbël. Shtojmë dhe orizin kaf dhe i kaurdisim sa të fitojë orizi nxehtësinë. Më pas e shuajmë gatimin me verë të bardhë. Pas 2 minutash, sapo vera të ketë avulluar shtojmë domatet në kubikë, lëngun e perimeve dhe një gjethe dafine. Vendosim copat e mishit të pulës dhe e mbulojmë tiganin me letër alumini dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 50 minuta. Në fund pasi e nxjerrim tavën shtojmë ullinjtë e prerë në copëza dhe majdanozin e grirë dhe e vendosim dhe për 5 minuta të tjera në furrë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: