NGA ZONJA VJOLLCA*

400 gr fileto pule
1 kg patate
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 lugë gjelle salcë domate
1 lugë kafeje piper të kuq
Kripë
Piper i zi
Trumzë
60 gr djathë kaçkavall

Për beshamelin:
50 gr gjalpë
50 gr miell
500 ml qumësht
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Në një tavë vendosim patatet të prera në feta 0.5 cm, i marinojmë me kripë, trumzë, piper të zi dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta. Ndërkohë në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël bashkë me hudhrën e grirë imët. Pasi qepa të jetë kaurdisur mirë shtojmë mishin e pulës të prerë në kubikë mesatar. E trazojmë derisa mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë specat, një lugë gjelle salcë domate, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Këtë masë e shtojmë mbi patatet që kemi vendosur në furrë. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë, më pas shtojmë qumështin dhe sapo ai të fillojë të flluskojë shtojmë kripën, piperin e zi dhe arrën moskat dhe më pas beshamelin e shtrojmë mbi patatet me mish. E pudrosim me pak djathë kaçkavall dhe e vendosim përsëri në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: