Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 pulë, 5-6 kokrra qepë, 4-5 lgj vaj ulliri, 1 kokërr vezë, 1 kokërr limon, Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë të vluar shtojmë qepët e grira për 2-3 minuta në mënyrë që të zbusim pak shijen e tyre dhe të bëhen më të ëmbla.

Në një tenxhere tjetër hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim racionet e mishit të pulës nga të gjitha anët. I rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas i largojmë racionet e pulës nga tenxherja.

Në po të njëjtën yndyrë shtojmë qepët dhe i kaurdisim lehtë duke shtuar kripë dhe piper. Më pas shtojmë racionet e mishit dhe ujë të ngrohtë në masë të racioneve. E lemë mishin të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 40 minuta.

Në fund rrahim një vezë me lëngun e një limoni dhe e shtojmë te gatimi. E lemë dhe për pak minuta në zjarr dhe më pas fikim sobën, e lemë gatimin të qetësohet për pak minuta dhe e kemi gati për ta servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb