NGA ZONJA VJOLLCA

 

500 gr mish pule

2-3 speca me ngjyrë

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

1 spec i kuq djegës

200 ml pana

100 gr salcë kosi

1 lugë gjelle salcë domate

1 gotë koncentrat perimesh

1 lugë gjelle piper të kuq

100 gr djathë pice

Kripë

Piper i zi

 

Fillimisht marinojmë mishin e pulës me piperin e kuq pluhur te trazuar me pak kripë. Lyejmë një tavë me vaj dhe vendosim filetot e marinuara bashkë me specat të prerë në shirita. Në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në gjysëm rrathë bashkë me hudhrën dhe specin djegës të grirë imët. Sapo qepa të kaurdiset mirë shtojmë një lugë kafeje piper të kuq pluhur, salcën e domates, koncentratin e perimeve, panën dhe salcën e kosit. E trazojmë me ngadalë duke e rregulluar në fund me kripë dhe piper të zi. Salcën e përgatitur e shtrojmë në tavën ku kemi vendosur mishin e pulës me speca. E pudrosim të gjithë sipërfaqen me djathë pice dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: