Nga: ZONJA KATERINA

2 fileto pule, 1 qepë të thatë, 2-3 qepë të njoma, 1 thelpi hudhër,800 gr spinaq,2 lgj vaj ulliri,1 lgj gjalpë,1 lgj miell,1 lgj mustardë Cipa dhe lëngu i 1 limoni,1 gotë verë të bardhë,1 tufëz koper,Kripë, piper i zi.

Presim filetot e pulës në kubikë mesatare dhe i spërkasim me kripë dhe piper. I vendosim më pas në një tigan të nxehtë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

I largojmë më pas kubikët e mishit të pulës dhe në po atë tigan shtojmë 1 lugë gjalpë dhe kaurdisim mirë qepën e thatë dhe hudhrën të grirë shumë imët. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë një lugë miell dhe e lemë të kaurdiset për 2-3 minuta. Shtojmë më pas dhe filetot e pulës, i trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper. Në fund e shuajmë gatimin me pak verë të bardhë.

Në një tigan tjetër vendosim 2 gota ujë së bashku me spinaqin. E lemë spinaqin derisa të ulë vëllimin dhe më pas e shtojmë tek filetot e pulës me salcë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe një koncentrat dhe më pas qepët e njoma të grira imët së bashku me gjysmën e sasisë së tufës së koperës. I lemë të gjithë përbërësit të ziejnë dhe lidhen me njëri-tjetrin për 10-15 minuta.

Në fund përgatisim një salcë me lëng dhe cipë limoni, me mustardë, me një lugë vaj dhe koper. E trazojmë mirë salcën dhe e shtojmë tek gatimi para se ta servirim.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: