Nga: ENEIDA CAKERRI

1/2 pulë
50 gr miell
1 vezë (vetëm e verdha)
1 domate
Vaj ulliri
Kripë
Një thelp hudhër
Piper i zi

Copat e pulës që duam të përdorim, i kriposim, i lyejmë me miell dhe i skuqim në vaj ulliri. Më pas i hedhim ujë dhe e lëmë të ziejë. Në një tas hedhim një dorë miell dhe një të verdhë veze. Nuk formojmë brumë, por e lëmë kokrriza kokrriza. E skuqim në tigan duke e trazuar vazhdimisht derisa të marrë një ngjyrë të verdhë në kafe dhe shtojmë një domate të grirë. I skuqim bashkë dhe i hedhim në tenxheren me mishin e pulës që po zjen. Shtojmë kripë, një thelpi hudhër dhe piper të zi. I ziejmë bashkë deri sa të krijohet një masë e trashë si supë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb