Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg krahë pule, 2 lgj vaj ulliri. 1 lgj mustardë, 1-2 thelpinj hudhër, 2-3 gjethe dafine, Kripë, piper i zi, 1 filxhan oriz integral, 2.5 filxhanë lëng mishi, 1 kokërr qepë, 1 spec gogozhare, 1 kungull, ½ gotë vere, 1 lgj koncentrat perimesh, 2 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

 

Përgatitja

Përgatisim marinadën e pulës me vaj ulliri, mustardë, 1-2 thelpinj hudhër të grirë në rende, kripë, piper dhe gjethe dafine. Vendosim krahët e pulës tek marinada e përgatitur dhe mirë është që ta lemë sa më gjatë.

Pasi pula të jete marinuar mirë e vendosim në një tavë, e mbulojmë me letër guzhine dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë për 35-40 minuta.

Ndërkohë përgatisim pilafin. Në një tenxhere hedhim vajin të ngrohet, shtojmë qepën, specin dhe kungullin të grirë në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 2-3 minuta duke shtuar më pas orizin të cilin e kaurdisim për rreth 5 minuta. E shuajmë më pas orizin me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë lëngun e perimeve dhe e lemë orizin me perime të ziejë me kapak mbuluar derisa të gatuhet. Pasi të jetë gati e largojmë nga zjarri, heqim kapakun dhe e mbulojmë orizin me një pecetë dhe e lemë të pushojë për 15 minuta. më pas e servirim me krahet e pjekur të pules.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: