Ambasadori i BE, Soreca në një lidhje live në Facebook dhe Instagram ka renditur kushtet të cilat Shqipëria duhet të plotësojë para organizimit të konferencës ndërqeveritare kurse të tjera do të jenë për kuadrin negociues e administruar nga KE nëpërmjet raporteve vjetore.

Sipas tij për t’u ulur në konferencën ndërqeveritare ka 4 kushte, Reforma Zgjedhore, vijimi i reformës gjyqësore me funskionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, implementimi i plotë i SPAK dhe BKH si dhe fuqizimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

”Duke u fokusuar tek përparësitë dhe prioritetet, tek reforma në adminisratën publike, gjyqësor apo luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Synimi ynë ëstë të përgatisim këtë kuadër negociues. Dëshirojmë ta dorëzojmë në qershor bashkë me raportin vjetor të progresit dhe më pas shtetet anëtare do vendosin. Kjo do të ndodhë kur Shqipëria të plotësojë kushtin dhe më pas do të jetë Presidenca e BE e Gjermanisë që do të thërrasë një konferencë ndërqeveritare kur Shqipëria dhe BE do kenë shansin për herë të parë të ulen në tryezë për të diskutuar.

Kushtet që janë vendosur që Shqipëria të ulet në konferencën ndërqeveritare është Reforma Zgjedhore të miratuar në linjë të plotë sipas rekomandimeve të OSBE dhe transparenca e financimit të partivee gjatë fushatës elektorale. Vazhdimi  i reformës gjyqësore, funksionimi i Gjykatës Kushtetuesedhe të Lartë por dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe implementimi i plotë i SPAK dhe BKH.  Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave si dhe të bashkëpunojë me SHBA. Këto janë të rëndësishme.

 

Po ashtu është e rëndësishmë puna të vazhdojë për. Lufta kundër emigracionit të parregullt, azilantëve. Duhet bërë punë për ndryshimin e ligjit për mediat ku rol do të luajë opinioni i Venecias.

Puna duhet të vijojë edhe për elementët e tjerë që janë përmendur edhe në Bundestagun gjerman ku u pa qartë edhe qëndrimi i Gjermanisë.

Puna duhet të vazhdojë për çështjen e të drejtave të njeriut, të pronësisë, minoritetet.

Ai grupi i parë i kushteve duhen të plotësohen përpara tryezës ndërqeveritar kurse pjesa tjetër është pjesë e kuadrit negociues. Dhe do të monitorohen nga KE. Do të jenë pjesë e raporteve që KE do të informojë vendet anëtare dhe BE.”- tha Luigi Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb