Përqindja e personave të punësuar nga 15 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian (BE), të cilët punojnë nga shtëpia, ishte në 5.0% në 2017. Kjo shifër ishte më e larta në Holandë (13.7%), pasuar nga Luksemburgu (12.7%) dhe Finlanda 12.3%), dhe më të ulëtat në Bullgari (0.3%) dhe Rumaninë (0.4%). Punësimi nga shtëpia ishte më pak i zakonshëm në zonën e euros (5.7% e të punësuarve) sesa në BE në tërësi.

Përqindja e personave të punësuar në BE që ndonjëherë punojnë nga shtëpia është rritur vazhdimisht gjatë viteve, nga 7.7% në vitin 2008 në 9.6% në vitin 2017, megjithëse shifra në vitin 2017 ishte pak më e ulët nga viti 2016 (9.8%).

Në BE, më shumë të vetëpunësuar zakonisht punonin nga shtëpia (18.1%) sesa punonjësit (2.8%). Kjo ishte në të gjitha shtetet anëtare, shkruan “monitor”.

Më shumë gra sesa meshkujt
Në vitin 2017, një përqindje pak më e lartë e grave në BE zakonisht kanë punuar nga shtëpia (5.3%) sesa burrat (4.7%). Megjithatë, në disa shtete anëtare, situata ishte e kundërta, me më shumë burra zakonisht punonin nga shtëpia sesa gratë. Kjo ishte dukshëm në Holandë (14.7% e meshkujve, krahasuar me 12.6% të femrave) dhe Danimarka (9.5% në krahasim me 7.6%).

Puna nga shtëpia bëhet më e zakonshme në moshë madhore
Frekuenca e punës nga shtëpia rritet me moshën. Vetëm 1.6% e 15-24 vjeçarëve në BE zakonisht punuan nga shtëpia në 2017, duke u rritur në 4.7% të 25-49 vjeçarëve dhe 6.4% të 50-64 vjeçarëve. Përqindja më e madhe e 15-24 vjeçarëve që punonin rregullisht nga shtëpia u regjistrua në Luksemburg (10.4%), përpara Holandës (4.2%).

Për kategoritë e tjera të moshës, Holanda kryeson (14.8% e 25-49 vjeçarëve dhe 16.6% e 50-64 vjeçarëve), e ndjekur nga Finlanda (13.1% e 25-49 vjeçarëve dhe 13.6% e 50-64 vjeç).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb