Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se nisma Ballkani i Hapur është realitet politik i suksesshëm.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Bushati tha se ‘punë e madhe nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës’, pasi me rëndësi është ulja e saj në një tryezë për Ballkanin e Hapur.

Mes të tjerash Bushati tha se Shqipëria nuk mund të hyjë në çështje të brendshme të Kosovës.

“Pjesëmarrës aty ishte dhe komisoneri i zgjedhimit. Ne i kemi dëgjuar cilat janë qëndrimet e Shqipërie. Ballkani i hapur është realitet politik i suksesshëm sot. Të shohësh pjesëmarrjen e gjerë nga ata që vinë. Nga DASH ka reagime që mbështet. Vijnë ambasadorë nga BE që vijnë nga mesi i luftës. Është një bashkim ballkanik, siç ka ndodhur në Europë në nismën e 51-shit. Nuk i zgjedhim dot kë kemi gjitonë, se kë zgjedhin gjitonët. Se zgjedhim dot ne se kush është i pari i Serbisë, apo Maqedonisë. Në fakt, pa u dashur që të futem, me gjithë dashurinë, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të hyjmë në çështje të brendshme. Rama ka kohë që e promovon Ballkanin e hapur. Sot Ballkani perëndimor është vrimë e zezë në mes të BE. Këtu janë dy vende që janë futur rishtas në NATO, Mali i Zi dhe Maqedonia sapo janë futur me një sulm frontal nga Rusia. Sot ke një hap tërësisht ndryshe. Sot Vuçic është ndërmjet 3 vendeve që i ndaluan Lavrovit të ulet në Beograd. Pastaj ajo është zgjidhje e Kosovës që të bashkohet apo jo. Mendoj se ‘të ulemi dhe të merremi vesh’ është gjeja më e mirë. Kjo do të ishte hapi i parë. Pas disa marrëdhënieve të tilla…s’do e njohë nesër Serbia Kosovën, punë e madhe, pasi ajo është realitet.”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: