BATHORE

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli kanë inspektuar punimet në shkolla dhe çerdhe të rindërtuara në Bathore.

Rama tha se në 30 vjet, pushteti nuk ka vënë dorë në shkolla e çerdhe në Bathore. Ahmetaj sqaroi se në të gjithë Kamzën, në 8 vjet qeverisje, janë bërë 14 shkolla.

Rakip Suli: Në Bathore kishte 30 vjet që nuk investohej, ndërsa kemi bërë shkolla dhe ambiente komode për fëmijët. Kopshti më parë ka qenë pa asnjë standard. Shkolla është ndërtuar në kohë rekord, për 3 muaj e pak. Ndërtimi i institucioneve arsimore është revolucion. Kopshtet kanë qenë një tmerr i vërtetë.

Kemi bërë punë titanike. Standardet nuk diskutohen. Cilësia nuk bëhet fjalë. Është një punë e jashtëzakonshme.

Arben Ahmetaj: Kamza ka përfituar ndërtimin e shumë shkollave dhe çerdheve. Vetëm në Kamës janë ndërtuar 14 shkolla.

Edi Rama: Po, punimet duken me standarde mjaft moderne. Në 30 vjet pushteti nuk kishte bërë investime as në shkolla dhe as në çerdhe. Bravo. Keni bërë punë të shkëlqyer.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:

Bathore, Kamëz – Shkolla dhe kopshti “Halit Çoka”, mjedise edukimi të rilindura me standardet më të mira europiane, pas tërmetit që rrënoi ngrehinat e vjetra jashtë çdo standardi, duke na bërë më të fortë në mbështetje të fëmijëve, mësuesve e prindërve?

Në bashkinë Kamëz, janë plot 14 shkolla e kopshte të reja, që po marrin jetë nga themelet, e që do t’ia ndryshojnë përgjithmonë faqen arsimit në këtë zonë?

#PunëJoGjumë

për

#KamzënqëDuam❤️

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: