TIRANË

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur për ikjen e mjekëve nga Shqipëria.

Ajo ka thënë se Gjermania është vendi i parë me më shumë mjekë të ardhur nga Shqipëria dhe 10% e tyre duan të kthehen në atdhe.
Ajo kujton kohën kur donte të punësohej në Shqipëri, 9 vite më parë kur dha intervistën e saj të parë të punës pas studimeve por në fakt Aurora Meta Dollenberg thotë se ajo ishte një intervistë që synonte të shihte sa lekë do të hidhte ajo për t’u punësuar.

Më pas ajo u largua drejt Gjermanisë ku është martuar me një burrë gjerman si dhe ka dy klinika private dhe pse fillimisht e pati të vështirë.
Ajo punon si mjeke në Hanover dhe thotë se rroga neto e një mjeku në Gjermani shkon 2300 euro, kurse ajo bruto nga 5000- 15000 euro.
850 mjekë shqiptarë ndodhen në Gjermani, por Meta Dollenberg shprehet se gjendja e ikjes së mjekëve nga Shqipëria nuk flet në favor të kësaj të fundit.

PSE IKIN MJEKËT SHQIPTARË?

Arsyeja kryesore është arsyeja ekonomike, ekziston edhe një përqindje 1% për arsye gjyqësore. Nga proceset e gjata gjyqësore janë të detyruar për të ikur.
Unë jam në Hannover, jam mjeke specialiste për Mjekësi të Familjes, Urgjencës.
Për fatin e keq nuk pata shansin të punoj në Shqipëri, pretendova të punoj por u shndërrua në biznes. Më pas fillova në Gjermani, ishte e vështirë por bleva klinikë private dhe tani jam e stabilizuar.
Në sensin që intervista e punës nuk kishte të bënte me punën por sa para do të jepja në këmbim. Unë ishta studente. Prindërit na kishin sponsorizuar për 6 vite dhe unë prandaj doja punë për të marrë para.
Sot, nuk e di. Unë nga kolegët që na shkruajnë dhe tek faqja e Federatës na thonë që kemi rroga shumë të ulëta. Nuk kemi informacione për prapaskenat. Arsyeja kur diskutojmë thonë që largohen se nuk jetojnë dot me mjekët.
Në Gjermani ka 850 mjekë të regjistruar shqiptarë, numri është edhe më i lartë pasi mjekët vijnë çdo ditë. Siç kishte thënë kolegia në kronikë, 3 mijë është për Europën, 850 mjekë në Gjermani.
Unë jam pjesë e strukturës së Federatës dhe qëllimi ynë është që mjekët të fillojnë pa shumë komplikacione, jo për tia vjedhur Shqipërisë mjekët por për t’i lehtësuar në përkthim kriteret dhe për t’ia lehtësuar.
Shteti është i vetëdijshëm që mjekët duan një vlerësim profesional. Ne jemi me shpresën që mjekët që kanë ardhur të marrin ekperiencat e tyre në Gjermani dhe më pas të kthehen. Por duhet të krijohen kushte këtu. Fati im është në Gjermani është dhe me krijimin e familjes, kam bashkëshort gjerman, kam dy klinika aty, dhe të kthehem për një fat të pasigurt. Por shumë mjekë shqiptarë mund të kthehen, pasi ngrohtësinë dhe miqësinë e shqiptarëve nuk mund ta gjesh në Gjermani.  10% duan të kthehen në Shqipëri nga mjekët që kanë ikur në Gjermani.

MINISTRIA PAKETA PËR TË RIKTHYER MJEKËT E LARGUAR
Unë uroj që ministria e Shëndetësisë dhe qeveria të kenë fonde të mjaftueshme për të paguar mjekët siç e meritojnë. Pasi po dëgjojmë se në botë mjekët paguhen 5-fish ose 10- fish më shumë se në Shqipëri. Nuk mundet vetëm për atdhetarizëm të kthehen mjekët.

SA PAGUHET NJË MJEK NË GJERMANI?

Një qytetar në gjermani paguhet jo më pak se rroga tavan. Pra të paktën paguhet 2300 euro neto. Kurse rroga shkon nga 5 mijë euro deri në 15 mijë euro.
Ka drejtues të mjekësisë në Gjermani, dhe shumica janë nga Kosova pasi kanë emigruar shumë vite më përpara se shqiptarët. Nuk e di nëse ata do të kontribuonin për ty kthyer në Shqipëri. Ka departamente që drejtohen nga shqiptarët, me kokrra janë por ka.

Para 9 vitesh nuk ekzistonte fare ligji për infermieri. Nga 2011 që ka filluar fluksi deri më sot kanë qenë mjekët që emigrojnë, po ashtu edhe infermieria 3 vitet e fundit, gjithashtu dhe logopedia.

DËSHIRA E TË RINJVE SHQIPTARË PËR T’U LARGUAR NË GJERMANI

Para 9 vitesh duhej që të gjeje një mësues gjermanishteje, unë gjeta një nga Berati dhe ai duhet të vinte prej andej pasi atëhere në Tiranë kishte 2-3 mësues të tillë. Tani është një trend tjetër.

Gjermania momentalisht mban vendin e parë për mjekët e ardhur nga Shqipëria por më pas vjen Franca. Pavarësisht se jetojmë aty prap Tirana dhe Shqipëria mbetet atdheu jonë, edhe pse ajri kur vijmë këtu është me smog prap këtu ndihemi si në shtëpinë tonë.”- tha Aurora Meta Dollenberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb