Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të skandalit të radhës me drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, i cili i ka emëruar në krye të një prej drejtorive më të rëndësishme një inspektor tatimor të arrestuar më parë nga policia për favorizim të bixhozit dhe shpërdorim detyre në 2015.

Në një reagim në Facebook, Vasili shkruan se “tatimet, institucioni kyç i krijimit të të ardhurave të shtetit, që duhet të kishte standardet më të larta të përbërjes së tij është kthyer në një han rilindas ku drejton kushdo dhe hyn e del kushdo boll të jete rilindas, paçka se e kaluara e tyre nxin”.

 Reagimi i plotë:

Shih Tatimet dhe kupton gremisjen totale te shtetit.

Fakte te perditshme njeri me i rende se tjetri tregojne se si Tatimet e shtetit jane katandisur ne nje sallahane rilindasish.

Kontrabandiste, te denuar, kusherinj, miq e shoke rilindas kjo eshte çorba erëkeqe e tatimeve.

Tatimet, institucioni kyç i krijimit te te ardhurave te shtetit, qe duhet te kishte standartet me te larta te perberjes se tij eshte  kthyer ne nje han rilindas ku drejton kushdo dhe hyn e del kushdo boll te jete rilindas paçka se e kaluara e tyre nxin.

Faktet ulerijne ndersa drejtesia fsheh koken si struci.

Ç’pret më drejtesia per te bere detyren se faktet po ja japin gati.

Ramaforma ne drejtesi denon njerezit e varfer qe mbledhin kanaçe por banditizimin e Tatimeve nuk e trazon.

Jazëk e ne dreq vafte kjo drejtesi armike e qytetareve dhe mike e antiligjit dhe antishtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb