Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan dje për afro 7 orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mbetën pa furnizim zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.

Nga informacionet paraprake mësohet se stakimi erdhi nga vet punëtori i turnit në HEC, arsyet e të cilit po hetohen nga prokuroria.

Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës përfshi dhe Thethin me anë të linjës dytësore nga NST Shkodra1.

Sakaq, sot paradite është bërë e mundur furnizimi nga HEC Ndërlysë.
OSSH u kërkon ndjesë abonentëve të këtyre zonave për këtë anomali të krijuar në furnizimi me energji elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb