TIRANE – Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka njoftuar mbrëmjen e sotme se zona e Kombinatit do të ketë mungesë furnizmi me ujë. Ky problem vjen si pasojë e ndërhyrjeve në infrastrukturë.

Sipas UKT,  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po kryen një remont në depon e ujit të zonës periferike dhe për rrjedhojë ka pasur ndërprerje të vazhdueshme në furnizim.

Zona e Kombinatit do të ketë furnizim të përkohshëm me ujë deri në përfundim të punimeve, njoftoi UKT.

“Operatorët e OSHEE dhe të UKT-së janë të angazhuar maksimalisht dhe po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet”, shkruhet në njoftim.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: