TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se për shkak të disa punimeve në nënstacionin e Vorës do të ketë kufizime të energjisë elektrike në datat 1 dhe 2 tetor në disa zona të Tiranës nga ora 09:00-13:00.

Njoftimi i OSHEE:

Në vijim të planit të masave për mirëmbajtjen e rrjetit, drejtoria e Tensionit të Lartë do të kryejë remont në nst/Vorë, konkretisht në çelësat 6 kV.

Punimet do të kryhen në datat 1-2 Tetor  gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

Pa energji do të mbeten këto zona

1 Tetor/Prezë, Rruga (Vorë-Rinas)

2 Tetor/ Zona e stacionit të Trenit Vorë, Zona Vorë – Marikaj, Pompat e Ujësjellësit Vorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: