TIRANE-Përmes një deklarate, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se në kuadër  të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga nesër do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë.

Sipas ARRSH, nga nesër do të nisë puna dhe paralelisht, kjo do të shoqërohet me bllokim dhe devijimin e qarkullimit të mjeteve. Të gjithë përdoruesit e rrugës nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri në kthesën e Prezës nuk do të kenë akses, ndërsa punimet në këtë aks do të zgjasin 45 ditë.

Njoftimi i plote:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Nga dita e neserme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.

Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.

Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: