Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka publikuar një raport përfundimtar për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”.

KLSH bën me dije se janë likuiduar volume punimesh të pakryera, duke shtuat se janë likuiduar shpenzime për mjete që s’përdoreshin.

Ndër të tjera sqaron se automjetet nuk ishin vënë akoma në disponim. Sipas KLSH dëmi në buxhetin e shtetit llogaritet 33 mijë dollarë.

Në raport gjithashtu theksohet se shpenzimet janë shtuar dhe se shtimi i shpenzimeve vjen si pasojë e mosbërjes së punimeve. Ndërsa 577 mijë dollarë janë shtuar shpenzimet deri në 31 mars të 2020.

Raporti i PLOTË I KLSH:

“Përshkrim i shkurtër i Projektit të Auditimit.

“Mbështetur në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014, “Për organizimin dhe funksionimin e
KLSH”, në zbatim të Projektit dhe Programit të Auditimit nr. 8/1 prot., datë 18.01.2022, i
ndryshuar me shkresën nr. 8/2 prot.,datё 24.03.2022, miratuar nga Kryetari i KLSH, nga data
18.01.2022 deri me datë 08.04.2022, në subjektin Autoriteti Rrugor Shqiptar Tiranë, Projekti
“Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”, për periudhën nga data fillimi i projektit deri me datë
31.12.2021,u krye auditimi “Mbi zbatimin e përputhshmërisë”. Auditimi u krye me përzgjedhje
dhe i njëpasnjëshëm mbi bazë materialiteti dhe risku. Konkretisht u audituan, marrëveshjet
financiare dhe ndryshimet e tyre, shkalla e arritjes së objektivave dhe komponentëve të projektit,
menaxhimi financiar, shkalla e realizimit të disbursimeve financiare kundrejt atyre të
programuara dhe raportimi i tyre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, realizimin e
procedurave të prokurimit për shërbime dhe punime civile, zbatimin e kontratave të shërbimeve
konsulentë dhe atyre të punimeve civile. “, thuhet në raport.

Klsh

Konkluzioni dhe opinioni i auditimit:
Nga auditimi arrihet nëkonkluzionin se:
-Projektzbatimi origjinal është hartuar me mangësi të theksuara, sipas të cilave projekti është
shoqëruar me rritje të konsiderueshme të kostos.
– Mungesa e financimit ka sjellë pasoja sipas të cilave vihet në diskutim vënia në funksion e
rrugës, sidomos për lot 3.
– Për disa zëra punimesh janë bërë likuidime të pa argumentuara. Në mungesë të automjeteve të
cilat duhet të viheshin në dispozicion të mbikëqyrësit të punimeve, ato janë furnizuar me vonesë,
por edhe pse në mungesë të tyre janë likuiduar shërbime për to.
-Projekti është shoqëruar me vonesa si për arsye të mos angazhimit të Kontraktorit konformë
grafikut të punimeve, ashtu edhe për vonesa në miratimin e ndryshimeve të nevojshme në
projektin origjinal, veprim i cili është shoqëruar me rritje të kostos së projektit si pasojë e rritjes
së shpenzimeve konsulente për mbikëqyrjen e punimeve si dhe vënie me vonesë në eficiencë të
investimit, duke mos arritur përfitimet e parashikuara nga projekti.
– Pavarësisht faktit se zbatimi i kontratave është në proces, nga ana e mbikëqyrësit të punimeve
nuk janë zbatuar siç duhet termat e kontratës, për monitorim, dhënie instruksionesh, certifikim
pagesash, etj.

 

Referuarligjit nr. 128/2013, Marrëveshjes Istisna’a Alb 0036 për projektin “Për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, Lot 1 dhe Lot 2”, financuar nga Banka Islamike për Zhvillimnga auditimi i dokumenteve të vëna në dispozicion dhe konkretisht referuar korrespondencës të ARRSH, Njësia e Menaxhimit të Projektit drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën nr.6248,datë 25.06.2019,me objekt shtyrje e afatit të disbursimeve, ka paraqitur kërkesën për shtyrje të datës së mbylljes së lëvrimit të financimit të kësaj marrëveshje deri në 30 Prill 2020. Kjo kërkesë është bërë duke marrë në konsideratë datën aktualisht të dakordësuar edhe me IDB të disbursimit të fundit (20 Gusht 2019), për realizimin e punimeve deri më sot dhe parashikimin paraprak të Supervizorit për përfundimin e punimeve civile të projektit. ARRSH, Njësia e Menaxhimit të Projektit, në vijim të korrespondencës me shkresën nr.6248/1, datë 30.07.2019, i ka dërguar informacion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Ekonomisë mbi kërkesën për shtyrje të datës së mbylljes së lëvrimit të financimit të kësaj marrëveshje duke paraqitur nevojat për shtyrjen e kësaj date si rezultat i problematikave që lidhen kryesisht me pasaktësitë dhe mangësitë e theksuara të projektit origjinal të kontratës/ tenderit të konstatuara që prej fillimit. Aktualisht realizimi financiar për lotin 1 është në vlerën 27,525,093 USD ose 59.29% dhe për lotin 2 në vlerën 41,201,789 USD ose 60.90 %. -Referuar kësaj shkrese ARRSH, Njësia e Menaxhimit të Projektit paraqet shqetësimin se mos nisja e procedurës së kërkesës për shtyrjen e afatit të fundit të disbursimit sjell ndërprerje të financimit të projektit dhe ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e punimeve civile të projektit dhe ka kërkuar që data e mbylljes së lëvrimit të financimit deri në 30.04.2020. -Me shkresën nr. 7590/1, datë 06.08.2019,ARRSH Njësia e Menaxhimit të Projektit në vijim të korrespondencës i ka dërguar informacion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Ekonomisë mbi kërkesën për shtyrje të datës së mbylljes së lëvrimit të financimit të kësaj marrëveshje duke paraqitur dakordësinë me propozimin e Bankës Islamike për Zhvillim dhe kanë vlerësuar që data e mbylljes së lëvrimit të financimit të jetë 30 Prill 2020 dhe për lotin 1 është miratuar vlera financiare shtesë prej 6,230,928 USD me Vendim të Këshillit Teknik të ARRSH nr.4845, datë 17.05.2019, dhe për lotin 2 është miratuar vlera financiare shtesë prej 2,499,024.18 USD me Vendim të Këshillit Teknik të ARRSH nr. 4846, datë 17.05.2019. – Audituesi i pavarur i kontraktuar U. E. SHPK sipas zërave të planit të financimit të projektit për lotin 1 dhe 2, me raportin e datës 31.12.2018, drejtuar Njësisë së Menaxhimit të Projektit pranë ARRSH është shprehur se nga analiza që ka kryer Njësia e Menaxhimit të Projektit për shkak të disa ndryshimeve që i janë bërë projektit fillestar të segmenteve rrugore të projektit ka dalë në konkluzionin se përfundimi i projektit brenda Shtatorit 2019 është me pikëpyetje dhe do të nevojiten fonde shtesë për përfundimin e tij. Ato kanë vlerësuar se vlera totale e fondeve shtesë për përfundimin e projektit mund të arrijë 31 milion USD nga të cilat 5 milion USD mbeten për fondet e kontingjencës në buxhetin e projektit fillestar dhe 26 milion USD, duhet të merren nga burime të tjera. Kjo analizë tregon se përveç buxhetit total të aprovuar në marrëveshje prej 125 milion USD, projekti mund të ketë nevojë fonde shtesë rreth 28 milion USD vetëm për punët civile në Lotin 1 dhe Lotin 2. 16 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport përfundimtar për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë” Pas lindjes së kësaj problematike ecuria e punimeve dhe përfundimi i veprës u bë i pamundur me fondet e miratuara deri më tani. ARRSH së bashku me MFE dhe MIE kanë bërë kërkesa të vazhdueshme drejt IsDB për një shtesë fondi sipas shkresave të mëposhtme. -Me shkresën nr. 1561 prot., datë 06.05.2020, PMU është drejtuar konsulentit ku nga ana e tyre të paraqitet një përllogaritje ose vlerësim i përditësuar mbi buxhetin që duhet për përfundimin e plotë të Lotit I dhe II, gjithashtu kjo situatë është bërë prezent midis palëve (ARRSH, Konsulenti dhe IsDB) nëpërmjet video-konferencës së datës 14.05.2020. -Më datën 19.05.2020, konsulenti paraqiti vlerësimin në lidhje me përllogaritjen e fondeve shtesë të nevojshme për përfundimin e Projektit sipas komponentëve për Lot I dhe II me një buxhet rreth 56.8 milionë USD. Në vijim të procesit nga ARRSH është kryer prezantimi i përllogaritjes së fondeve shtesë pranë IsDB, MIE dhe MFE. Referuar kërkesës së IsDB deri në muajin shkurt të vitit 2021, nga ARRSH janë paraqitur pranë Bankës raporte teknikë, preventiva të kryqëzuar në formë matrice, skenarë alternativë, argumentime, materialë shtesë dhe plotësues lidhur me kërkesën për fonde shtesë. I gjithë procesi është konkluduar me shkresën e IsDB nr. 2065 prot., datë 27.12.2021, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me anë të secilës Bordi i IsDB ka miratuar kërkesën e Qeverisë Shqiptare (MFE) për fondet shtesë prej 56.8 milionë USD dhe ftohet MFE të procedojë me marrëveshjen përkatëse të financimit. -IsDB me shkresën nr. 2109 prot., datë 07.02.2022, i ka paraqitur MFE-së Draft-Marrëveshjen e Financimit në të cilën janë reflektuar të gjitha komentet e MFE në draftet e mëparshme edhe në negociatat midis palëve përgjatë kësaj periudhe për këtë çështje. Aktualisht miratimi i DraftMarrëveshjes së Financimit është në progres për daljen e VKM-së përkatëse, proces i cili po ndiqet nga MFE dhe MIE dhe që më pas do të pasohet me ndjekjen e procedurave për miratimin përfundimtar të marrëveshjes. Sipas parashikimeve të MFE dhe MIE pretendohet që DraftMarrëveshja e Financimit do të miratohet brenda muajit prill të vitit 2022, ndërsa marrëveshja përfundimtare brenda muajit maj të vitit 2022, duke u bërë efektive në Projekt brenda muajit qershor të vitit 2022. -Me miratimin në parlament të shtesës së financim pritet dhe arritje e përfundimit të rrugës e cila ka nisur punimet që në vitin 2015. Me miratimin e kësaj shtese të financimit prej 56.8 milion USD praktikisht kosto për Lotin 1 dhe Lotin 2 janë rritu në krahasimisht me kontratën bazë me 45%, një vlerë tepër e lartë krahasimisht me marrëveshjen fillestare nga 125 milion dollar në 181.8 milion USD vetëm për Lotin 1 dhe 2. 2. Referuarligjit nr. 46/2014,“Për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Financimin e Projektit të Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës” dhe miratuar në parlament në datën 24.4.2014, referuar lotit 3, nga auditimi i dokumenteve të vëna në dispozicion dhe konkretisht nga korrespondenca e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Segmenti nr.3, me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e linjës është konstatuar se me shkresën nr.110, datë 12.01.2017, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit i ka drejtuar Kordinatorit të Projekteve të Huaja kërkesë për sigurimin e fondeve shtesë për mbulimin e kostos në lidhje me këtë projekt referuar ecurisë së projektit kanë kërkuar që të paraqitet kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Financave për plotësimin e financimit për vlerën e plotë të projektit. Me shkresën nr.2281, datë 18.01.2017,Kordinatori të Projekteve të Huaja pranë ARRSH i ka kthyer përgjigje Drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit duke i kërkuar 17 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport përfundimtar për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë” argumentim nga ana teknike dhe informacion të sintetizuar mbi nevojën e fondeve shtesë dhe procedurës së ndjekur deri tani nga ana e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve si dhe i ka kërkuar informacionin në rrugë zyrtare pranë Njësisë së Menaxhimit të Projektit nga ana e Konsulentit, gjithashtu qëndrimin e Fondit Saudit si financues i këtij projekti. Me shkresën nr.120, datë 22.01.2017, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit i ka kthyer përgjigje Kordinatorit të Projekteve të Huaja me tabelën financiare duke e vënë në dijeni se shuma e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim arrin vlerën 25 milion USD dhe vlera e kërkuar për përfundimin e projektit është 49,325,194.732 USD, e konfirmuar edhe nga shkresa me nr.ref A2014-02/2017-75 e Konsulentit. Me shkresën nr.772, datë 01.02.2017, Drejtori i ARRSH , i ka dërguar informacion mbi ecurinë e projektit të Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Segmenti nr.3, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës duke i vënë në dijeni se shuma e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim arrin vlerën 25 milion USD dhe vlera e kërkuar për përfundimin e projektit është 49,325,194.732 USD, gjithashtu me vendim të Fondit Saudit për Zhvillim janë ndërprerë punimet deri në fillim të muajit Mars 2017 për arsye të kushteve jo të favorshme të motit (temperatura të ulta dhe reshje dëbore). Në përgjigje të shkresës nr.772, datë 01.02.2017, nga Drejtori i ARRSH drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Borxhit Publik, kjo e fundit i ka kthyer përgjigje ARRSH me shkresën nr.868/2, datë 24.02.2017, ku e informon se çdo kërkesë për financim shtesë për projektet që janë aktualisht në zbatim duhet të dërgohet zyrtarisht në Ministrinë e Financave dhe nga ministria e linjës. Me shkresën nr.1734, datë 06.03.2017, Drejtori i ARRSH i është drejtuar Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës me kërkesën për sigurimin e fondeve shtesë për projektin e Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Loti nr. 3 .

Loti2

“Me shkresën nr. 1380/3, datë 31.03.2017, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i ka dërguar Ministrisë së Financave kërkesën për financimin e fondeve shtesë për projektin e Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Loti nr.3, duke i paraqitur situatën e punimeve për realizimin e këtij projekti të cilat kanë filluar në 21 Janar 2016 dhe priteshin të përfundonin në Dhjetor 2018. Pas një ndërprerje të punimeve në Janar 2017, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave, që prej 15 Marsit 2017 punimet kanë rifilluar dhe po vijojnë sipas parashikimeve, në përputhje me grafikun përkatës. Deri në fund të Gushtit 2018 treguesit e performances kanë qenë realizimi fizik 33%, realizimi kohor 65% dhe realizimi financiar 13%. Shuma e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim për projektin e sipërcituar ka vlerën 25 milion USD, ndërkohë që shuma e kërkuar për përfundimin e tij është 50,000,006.76 USD. Sipas 18 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport përfundimtar për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë” ARRSH dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit, kjo diferencë vjen si pasojë se projekti nuk ka pasur financim të plotë, sipas tabelës së mësipërme. Me shkresën nr. 9042, datë 09.11.2017, Drejtori i ARRSH i është drejtuar përsëri Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë me kërkesën për sigurimin e fondeve shtesë për projektin e Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Loti nr.3, sipas tabelës së mësipërme. Me shkresën nr.8263, datë 06.09.2019, Drejtori i ARRSH i është drejtuar përsëri Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë me kërkesën për sigurimin e fondeve shtesë për projektin e Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Loti nr.3, sipas tabelës së mësipërme. Me shkresën me nr. reference 1192, datë 10.09.2019, nga Fondi Saudit për Zhvillim drejtuar Ministrit të Financave dhe Ekonomisë për projektin e Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Loti nr.3, referuar takimit midis Kryeministrit Shqiptar dhe Presidentit të Fondit Saudit të Zhvillimit ku shpjegohet se akoma nuk është marrë një përgjigje nga Qeveria Shqiptare nëse do të ketë një shprehje interesi zyrtar drejtuar Fondit Saudit për Zhvillim mbi financimin shtesë për projektin e Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës, Loti nr.3. MTI është drejtuar me shkresën nr. 10530/1 prot., datë 19.12.2019, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për plotësimin me financim për përfundimin e Lotit III. Ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 17.06.2020, i ka kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim një kredi në shumën 49 milionë USD për plotësimin e financimit të Lotit III. -Me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 25.06.2020, MFE i kërkon përsëri Fondit Saudit për Zhvillim një kredi por këtë herë në shumën 25 milionë USD për përfundimin e Lotit III. -Me shkresën nr. 17876/5 prot., datë 18.12.2020, MFE i kërkon Fondit Saudit për Zhvillim edhe 24 milionë të tjera për financimin e plotë të Projektit (Loti III). Nga muaji prill të vitit 2021 deri në muajin korrik të vitit 2021, janë kryer negociata online ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Saudit për Zhvillim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës, ARRSH, PMU, Avokaturës së Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë. Pas përfundimit të negociatave është përcjellë nga ana e Ministrisë së Financave Draft-marrëveshja në të gjitha institucionet e lartë përmendura. -Me Vendimin nr. 53, datë 26.01.2022, është miratuar në parim Marrëveshja e Huas nga Këshilli i Ministrave. -Më datën 18.02.2022, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka lëshuar plotë fuqishmërinë për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Pritet kërkesa zyrtare e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Fondin Saudit për Zhvillim për nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga të dyja palët dhe miratimin e saj në Parlament. -Me miratimin në parlament të kësaj shtese të financimit prej 49 milion USD praktikisht kosto për Lotin 3 janë rritu në krahasimisht me kontratën bazë me 48%, një vlerë tepër e lartë krahasimisht me marrëveshjen fillestare nga 50 milion dollar në 74 milion USD vetëm për Lotin 3.”, thuhet më tej në raport.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: