TIRANE– Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se nesër nisin punimet lidhur me rehabilitimin e segmentit Vorë-K/Rinasit-Fushe Krujë dhe për pasojë do ketë bllokim dhe devijim të qarkullimit.

“ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.

Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhës se kryerjes se punimeve.
Automjetet e vogla rezident te zonës mund te vazhdojnë te përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzës dhe te vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar me pare Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetëm nëpërmjet segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranës per te kryer shërbimet Doganore dhe te kthehen përsëri ne drejtim te Vores.

Rruga është e hapur gjithashtu për te gjitha automjetet qe duan te kryejne shërbimet e Kontrollit Periodik ne qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit te Fushe Krujës. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.”- thuhet nga ARRSH dhe policia.

D9920da0 Dcb7 446b 8af2 40d48dcfd73a

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb