TIRANE- Banorët pranë shkollës Teknologjike në Tiranë do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike për një kohë ende të papërcaktuar për shkak të dëmtimit të kabllit ajror të tensionit ulët si dhe thyerjen e dy shtyllave nga punonjësit e firmës “Salillari” të cilët po punojnë në këtë zonë.

Ndërsa punonjësit e OSHEE-së deklarojnë se kanë nisur punimet për të riparuar këtë defekt, vetë OSHEE bën me dije se do të kallëzojë penalisht firmën e ndërtimit “Salillari”.

“OSHEE bën me dije se firma “Salillari” e cila kryen punime në rrugën F.Bardhi në Autostradë ka dëmtuar kabullin ajror të tensionit të ulët si dhe ka thyer 2 shtylla duke lenë pa energji shkollën “Teknologjike” dhe abonentët përreth. Ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e dEfektit. OSHEE do të marrë të gjitha masat duke bërë kallëzim penal për firmën në fjalë”, thuhet në reagim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: