Në kuadër të bashkëpunimeve të vazhdueshme me partnerët rajonalë, universiteti Luarasi priti këtë të mërkurë përfaqësuesit e universitetit FON në Maqedoninë e Veriut. Rektori prof. dr Ethem Ruka i shoqëruar nga kreu i Bordit të Administrimit, Dashnor Dervishi dhe stafi akademik, organizoi takimin me tre përfaqësuesit e universitetit maqedonas ku u vendosën urat e bashkëpunimit të mëtejshëm të shtrira në disa fusha prioritare.

Presidenti i FON University, Sefer Canoski, dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe i Politikave të Shkencave Sociale, Ljubomir Frckoski dhe drejtori i zyrës së mardhënieve me jashtë, Igor Jobanovski pas takimit, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me universitetin Luarasi
Canoski hodhi idenë e trajnimeve të përbashkëta lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Rajoni jonë po transformohet dhe një nga gjërat që duhet të bëjmë është të afrohemi me fqinjët tanë dhe duhet të hapim vetveten dhe ta ndryshojmë sepse kemi qënë të izoluar përgjatë peridhës së tranzicionit. Duhet që në mënyrë të vazhdueshme të jemi të edukuar, të trajnuar dhe të certifikuar. Kjo është koha që të gjejmë vetveten si institucione edukimi dhe për këtë duhet të punojmë shumë fort. Gjithashtu mund të bëjmë së bashku disa kurse trajnuese që lidhen me qeveritë dhe procesin e integrimit të vendeve tona”,-theksoi Sefer Canoski.

Ndërkohë rektori i “Luarasi”, prof. dr Ethem Ruka vlerësoi bashkëpunimin dhe theksoi që duhet t’i jepet një rëndësi e veçantë punëve kërkimore të përbashkëta mes dy universiteteve.

Kreu i Bordit të Administrimit në Luarasi, Dashnor Dervishi propozoi bashkëpunimin më të afërt me FON university në prezantimin e projekteve para Western Balkan Fund. Edhe zv. Rektorja Anni Dasho Sharko sugjeroi mënyra e forma të kombinimit e shkëmbimit mes universiteteve.

“Kjo vizitë është e para por do të vazhdojmë në një bashkëpunim konkret. Në fund të këtij muaji Luarasi do të dërgojë propozimet pranë Ëestern Balkan Fund që është i lokalizuar në Tiranë. Cdo vend i rajonit tonë do të aplikojë për thirrjen që do të hapë zyrtarisht ky Fond dhe mund të shikojmë opsionin e bashkëpunimit dhe aplikimit së bashku të universiteteve tona, mund të prezantojmë idetë si një ekip i vetëm”,-tha Dervishi.

“Ndoshta këtu mund të realizojmë së bashku projektet e Erasmus, ndoshta ti bashkohemi projekteve të diplomimit në master por edhe në doktoraturë për të përgatitur profesionistë në këtë fushë pasi zona e ballkanit ka nevojë për këta lloj studentësh kështu që ne duhet të shikojmë mundësitë e bashkëpunimit”,-tha Anni Dasho Sharko.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe i Politikave të Shkencave Sociale, Ljubomir Frckoski dhe drejtori i mardhënieve me Jashtë në Foe University në Maqedoninë e Veriut Igor Jobanovski I dhanë rëndësi edhe bashkëpunimit në programet e përbashkëta master dhe doktoraturë.

“Gjithashtu ne japim bursa për studentët. ne kemi ardhur këtu për të folur me ju dhe shikojmë se e keni hartuar memorandumin në një mënyrë shumë profesioniste. Ju falenderoj për mikëpritjen dhe dua të theksoj se jemi shumë të lumtur që do firmosim marrëveshjen e bashkëpunimimit me Luarasin”,-u shpreh dekani.

“Ne vendosëm që të lancojmë masterat për integrimin sepse menduam që gjërat do të ndryshonin në një mënyrë pozitive dhe menduam që bashkëpuni rajonal është qëllimi ynë në këtë periudhë”,-tha drejtori i zyrës për mardhëniet me jashtë, Igor Jobanovski.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashëkpunimit, përfaqësuesit e FOE University u surprizuan me një dhuratë simbolike nga universiteti Luarasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb