Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije të gjithë drejtuesit e mjeteve se ditën e nesërme nga ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të kete ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes.

Sipas Autoritetit Rrugor ky ngushtim do të bëhet pasi do të do të fillojë ndërtimi dhe riparimi i trafik ndarëseve prej betoni në kuadër të mirëmbajtjes së vazhdueshme.

Autoriteti Rrugor kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb