OSHEE, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, thekson se nesër, si pasojë e punimeve në disa kabina, do të stakohet energjia elektrike, duke nisur nga ora 09:00-16:00.

Zonat që do të mbeten pa energji elektrike do të jenë: Zona pranë shinave të trenit, një zonë në Paskuqan dhe Liqenin e Thatë, Xhamisë së Tabakëve dhe Bulevardin Bajram Curri.

Njoftimi i OSHEE:

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 9 shtator

Në vijim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, nesër, 9 shtator do të kryhen punime në disa kabina gjatë intervalit kohor 09:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: zona pranë shinave të Trenit , zona pranë “Coca Cola” dhe Paskuqan, Pallati “Rinia 04” te Liqeni i That

Pjesërisht: zona pranë Xhamisë së Tabakeve , rruga “Shyqyri Ishmi”, dhe njw pjesw e pallateve nw Bulevardin “B.Curri”ë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb