TIRANË
Disa zona në kryeqytet do të mbesin nesër pa energji elektrike për disa orë rresht. OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë vjen si pasojë e investimeve që po kryhen në disa kabina elektrike.
Siç thekson OSHEE-ja, në disa zona ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga 3-7 orë.
Njoftimi i OSHEE-së:
? Njoftim për abonentët Tiranë
Si pasojë e investimit në kabina, në datën 5 qershor, do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë
? 09:00-16:00/rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Besim Fagu” pranë rrugës “5 Maji”✅
? 11:00-14:00/rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”✅
? 09:00-15:00/rruga “Thoma Filipeu”, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Arkitekt Sinani”, rruga “Mihal Grameno”, rruga “Todi SHkurti”✅