TIRANË

Pas punimeve që po kryhen në disa kabina elektrike në Tiranë, shumë zona nesër dhe pasnesër do të vuajnë mungesën e furnizimit të paktën për disa orë.

Kjo konfirmohet nga vetë OSHEE-ja, e cila tregon të gjitha rrugët ku do të stakohet energjia elektrike. Ajo që vihet re është fakti se në disa zona mungesa e energjisë  do të zgjasë më shumë se shtatë orë.

Njoftimi i OSHEE:

“Njoftim për abonentët Tiranë. Stakime të datës 10-11 korrik Për shkak të rikonstruksionit të parashikuar në disa kabina në datat 10-11 korrik do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

10 korrik

ora 09:00-15:00

rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”.

9.00-13.00

rruga “Frano Bardhi”, rruga “Irfan Tomini”, rruga “Hamdi Pepa”

9:30- 15:00

Rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”

 

09:00-16:00

rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Myslym Keta”

11 korrik

01:00-05:00

rruga “Jeronim De Rada” pjesërisht, tek Gjykata e Apelit.

09:00-15:00

rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Skënderbej”, afër Bllokut te Ambasadave

09:30-15:00

rruga “Jordan Misja”

09:00-13:00

rruga “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut, rruga “Preng Bibe Doda”,

13:00-15:00

rruga “Bardhyl” pjesërisht

09:00-16:00

rruga “Pandi Dardha”, rruga “Gjergji Legisi”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb