TIRANË

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon të kryejë punime në kabina elektrike të Tiranës, ndërsa  paralajmëron qytetarët se të premten dhe të shtunën disa zona nuk do kenë furnizim me energji elektrike. Me një njoftim të shpërndarë për mediat, OSHEE thotë se energjia do të ndërpritet në Sauk Kodër, Rruga e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Merdar Shtylla”, zona e “Komunës së Parisit” dhe zona pranë Kopshtit Botanik.

Njoftimi i OSHEE:

Stakim, data 20-21 Dhjetor. Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 20-21 dhjetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

09:00-14:00

Sauk Kodër

09:00-15:00

Rruga e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë

21 dhjetor

09:00-15:00

Rruga “Todi Shkurti”

09:00 – 14:00.

rruga “Merdar Shtylla”, zona e “Komunës së Parisit”, zona pranë Kopshtit Botanik.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb