TIRANË

Për shkak të punimeve dhe ndërhyrjeve që po kryhen në disa kabina elektrike në Tiranë, shumë zona janë përballuar me mungesën e energjisë elektrike.

Për këto ndërhyrje ka qenë i vazhdueshëm edhe reagimi i OSHEE-së, e cila ka paralajmëruar qytetarët, duke i ftuar ato të marrin masat për orët që nuk do të ketë furnizim me energji. Edhe për nesër disa zona në Tiranë nuk do kenë furnizim të rregullt, kjo si pasojë e punimeve që po kryehen në rrjet nga vetë OSHEE-ja.

Njoftimi i OSHEE-së:

Stakim i datës 7 gusht

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

09:00- 09:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”

10:00 -10:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”

11:00- 11:30

rruga “5 Maji”

12:00 -12:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës

09:00 deri 15:00

Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Maliq Muço”, zona midis rrugës |Vëllezërit Manastirli” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb