Disa predha luftarake janë zbuluar nga punonjësit gjatë punimeve në shtratin e lumit Gjanica në Fier nga punonjësit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se predhat janë gjetur në afërsi të urës së Sheqit, në afërsi të disa banesave.

Punonjësit e mjeteve që kryejnë punimet për sistemin e brigjeve të lumit Gjanica dhe rehabilitimin e këtij segmenti nga qendra në urën e Sheqit pasi kanë parë predhat kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vend duke vënë në dijeni dhe autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb