Nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm është bllokuar përsëri autostrada Tiranë-Durrës për shkak të fazës tjetër të punimeve.

ARRSH njofton se ka nisur sot puna për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara në Maminas-Sukth, ndërsa kujton edhe njëherë këshillat për drejtuesit e mjeteve për të mos shkaktuar probleme me trafikun.

punimet Tirane-Durres (1)

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 të ditës së hënë datë 18/06/2018.
2. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminasit në drejtim të rrugës dytësore.

3. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit (Lalëzit) të Autostradës dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.

punimet Tirane-Durres (3)

4. Ky devijim do të vazhdojë deri ditën e enjte datë 21/06/2018
5. Trafiku i mjeteve të rënda të transportit që vjen nga Fushë Kruja të devijojë te karburant Kastrati në Vorë e të ndjek rrugën nëpërmjet nënkalimit Vorë, Marikaj, Sukth, 4 Rrugët e Shijakut.

punimet Tirane-Durres (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb