VLORE

Punimet për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë kanë zbuluar disa mure të cilat i përkasin një xhamie të vjetër.

Punonjës të drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë zbuluan pjesë nga muret e lashta teksa pastronin në themelet pranë xhamisë. Kreu i kësaj drejtorie, Orges Feimi thotë se po kryen verifikimet e duhura për objektin e zbuluar ndërkohë që punimet janë ndërprerë.

Xhamia, e cila daton që prej shekullit 17, muret e së cilës u zbuluan gjatë punimeve për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë, njihet si xhamia e tabakëve, e cila u shemb në 1962.

Në shkrimet historike ajo përmendet si një nga 7 xhamitë kryesore të Vlorës, në vendin e së cilës, pas shembjes, u ndërtua tregtare me emrin Vetëshërbimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb