ARRSH ka publikuar planin e ri të menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe 3 tek Unaza e Re.

Do të ketë një devijim të rrugës ‘’Teodor Keko’’ për të vazhduar rrethrrotullimin e ri tek zona e ‘’Ozonit’’, që zëvendëson kryqëzimin me semafor.

Nga ana tjetër ”Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën kryesore ”Teodor Keko”, dhe do të bllokohet.

Aksesi në rrugën kryesore do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës ”Engjell Mashi”. Më pas, trafiku i automjeteve që vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja kalon me tre korsu nga 3 metra, fillimisht tek Ura e Lanës e më pas tek rruga ”Teodor Keko”.

Automjetet më pas kanë mundësinë e adljen në rrugën ”Mikel Maruli” ndërsa rruga ”Aleksandri i Madh” vijon të jetë i hapur për dalje nga rruga kryesore.

NJOFTIMI NGA ARRSH

Plani i Menaxhimit të Trafikut – Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2

 

Duke filluar që nga data 11 Mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Pasi kalohet rruga “Aleksandi i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek zona e “Ozonit”, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzisues me semafor.

“Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”. Aksesimi për në rrugën “Teodor Keko” do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjell Mashi”.

Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3.0m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.

Automjetet mund të marrin daljen në të djathtë në rrugën “Mikel Maruli”, në të cilën do vendosen barriera betoni.

Rruga “Aleksandri i Madh” do të vazhdojë të jete i hapur për daljen nga Teodor Keko dhe aksesimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb