KAPSHTICË

Është ulur ndjeshëm numri i shqiptarëve që udhëtojnë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës drejt Greqisë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëweb” se fluksi i udhëtarëve që arriti deri në 4 kilometër i gjatë, është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme.


Kjo, falë punës intensive të palës shqiptare, por edhe asaj greke.

Të dyja palët kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme, pala greke me 4 sportele, ndërsa ajo shqiptare me 6 të tilla.

Prej dy ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u krijuan radhë të gjata mjetesh dhe udhëtaresh të cilët kanë pritur mbi 5 orë në tokën shqiptare, varg kilometrik që kalonte edhe fshatin e Kapshticës.

Ajo cfarë bëhet e ditur nga burime pranë pikës doganore është se nje pjesë e qytetarëve janë kthyer mbrapa për arsye të mos-plotësimit të dokumentacionit online në portalin e vendosur pikërisht për kalimin e shtetasve shqiptarë drejt territorit grek.

Shkak i rradhëve dhe i pritjeve të gjata është vendimi i qeverise greke për karantinimin e detyruar 1 javor si dhe testi i COVID-19 pas datës 16 Gusht.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb