Estonia ka urdhëruar dëbimin e një diplomati rus. Ky vendim është marrë pasi dyshohet se diplomati rus ka punuar për “minimin e sigurisë së Estonisë”.

Lajmi u njoftuan nga vetë ministria e jashtme e Estonisë në një deklaratë për mediat.

“Diplomati në fjalë ka qenë i angazhuar në minimin e drejtpërdrejtë dhe aktiv të sigurisë dhe rendit kushtetues të Estonisë, duke përhapur propagandë që justifikon veprimin ushtarak të Rusisë dhe duke shkaktuar përçarje në shoqërinë estoneze”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Personi në fjalë është shpallur persona non grata pasi aktivitetet e tyre janë konstatuar se kanë shkelur Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Siç u bë e ditur u urdhëruan të largoheshin nga Estonia deri më 29 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb