Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet mbi amnistinë fiskale, ku situata mes të ftuarve është tensionuar në disa momente.

Në fjalën e saj, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, pyet Bardhi Sejdarasi, i cili është po ashtu ekspert ekonomie, se ku punon.

Sejdarasi e mori personale dhe midis tyre u krijua një debat në lidhje me aftësinë profesionale.

Pjesë nga debatit në studio:

Shehaj: Bardhi punon te Ministria e Financave?
Sejdarasi: Unë punoj në shumë vende. Ku qëndron problemi se ku punoj unë? Mos më pyet mua se ku punoj.

Shehaj: Mund ta vazhdoj të lutem?

Sejdarasi: Mos më pyet më kështu. Se më ke fyer.

Shehaj: Me mua jo personale, se nuk e kam të tillë.

Sejdarasi: Mos më pyet ku punoj. Mos më fyej mua se nuk është e hijshme.

Shehaj: Stop!

Sejdarasi: Mos më thuaj mua stop.

Shehaj: Të them stop se po të ishim shoqëri do e kishe kuptuar se nuk e kisha me të keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb