TIRANË- Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh për ndjekësit e saj në “Facebook” mëngjesin e sotëm. Përveç punës, zonja Kryemadhi këshillon mbështetësit të falin dashuri dhe për ata që nuk e meritojnë.

“Mirëmëngjes! ☀️☕️
Punoni fort sot, sepse është ditë e re dhe falni dashuri edhe te ata që s’e meritojnë, sepse vetëm ajo nuk mbaron kurrë. ??”, thotë deputetja e LSI-së e cila shfaqet duke shijuar kafen e mëngjesit, në nisje të ditës së saj.

Kryemadhi dy ditë më parë u zgjodh edhe nënkryetare e LSI-së pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj, Ilir Meta President i vendit.

Kryemadhi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: