VENEZIA

Autoritetet e Antimafies dhe të Antidrogës italiane kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fontego”.

Si rrjedhojë e operacionit në fjalë, është shkatërruar një grupim kriminal i trafikut të kokainës, i përbërë nga shqiptarët, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Karabinierët kanë vënë në pranga 13 shqiptarë. Trafikantët shqiptarë vepronin në qendrën historike të Venezias duke shfrytëzuar punësimin e tyre si punëtorë të thjeshtë për të lëvizur të pashqetësuar në kanalin e qytetit historik.

Sipas policisë italiane, grupi ishte i mirëorganizuar dhe funksiononte sipas një sistemi piramidal. Kokaina shpërndahej në varkat e vogla, në apartamente të ndryshme, në motorë, automjete etj.

Operacioni “Fontego” çoi në sekuestrimin e 3 kg kokainë e 1 kg e gjysmë marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se besohet se ky grup arrinte që të “mbushte” qytetin me kokainë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb