Ndërtimi i HEC-ve në Urakë të Mirditës, ka përplasur banorët e zonës me punonjës të bashkisë Rrëshen. Në prani të kryetarit të Bashkisë, Ndrec Dedaj, një nga punonjësit e tij i thyen telefonin një banori që të mos e lejojë të filmojë, gjë që ka sjellë irritim të palëve dhe përplasje fizike.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” duket edhe një moment kur ish-ministrja Lindita Nikolla ka ndërhyrë për të zbutur palët në konflikt.

Reagimi nëpërmjet protestave dhe peticioneve i banorëve të Kurbneshit në Mirditë kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Urakë, ngriti në këmbë Ministrinë e Energjitikes dhe
Infrastrukturës sëbashku me përfaqësues të pushtetit vendor.

Banorët e Kurbneshit të njësisë administrative Selitë, pak ditë më parë protestuan kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Uraka, si e vetmja pasuri që i ka mbetur zonës së Kurbneshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: