Këtë të martë një punonjës i Ujësjellësit në Bashkinë Himarë u rrëzua aksidentalisht nga mali i Çikës.

55-vjeçari A.A., pësoi dëmtime gjatë rrëzimit. Ndërkohë bëhet me dije se punonjësi është nxjerrë nga gremina dhe po pritet që të transportohet me helikopter për të marrë 55-vjeçari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb