Një ish-punonjës i gjigantit teknologjik amerikan Microsoft është akuzuar për mashtrim të firmës duke vjedhur kartat e dhuratave të përdorura nga firma gjatë shitjeve online.

Prokuroria Federale në Seattle, ku gjendet qendra e kompanisë, e ka akuzuar ish-punonjësin Volodymyr Kvashuk për vjedhje të një pasurie dixhitale me vlerë 10 milionë dollarë.

Kvashuk, shtetas ukrainas 25-vjeçar, që deri në muajin qershor të vitit të kaluar punonte në ekipin testues të platformës së shitjeve online, thuhet të ketë vjedhur nga sistemi kartat e dhuratave të përgatitura për produktet e Microsoft-it dhe i ka rishitur përmes internetit duke i transferuar paratë në llogarinë e tij personale.

Siç thuhet, nga këto karta ai ka siguruar fitime joligjore në vlerë prej 2,8 milionë dollarësh.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe do të gjykohet për mashtrim.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb