Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, zv.drejtori Daniel Shima si dhe 13 punonjës të tjerë të këtij institucioni, dhuruan sot gjak për fëmijët talasemikë.
Ky gjest human vjen pas raportimeve për mungesën e rezervave të gjakut në këto ditë të vështira karantinimi kur vendi ynë po përballet me coronavirusin.

“Në luftën kundër COVID 19, kurrsesi nuk duhen harruar ata që e kanë luftë çdo ditë të jetës dhe kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. Për ne është thjesht një gjest solidar, ndërsa për ata fëmijë është vetë jeta”, tha Karçanaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pandemia e Koronavirusit ka vështirësuar së tepërmi situatën për fëmijët talasemikë te cilët kanë nevojë për gjak. Mbyllja në shtëpi e qytetarëve po shteron rezervat e gjakut për këta fëmijë të cilët jetojnë falë humanizmit të dhuruesve të gjakut.

Nisur nga kjo situatë, Znj. Karçanaj apeloi për dhurim gjaku për të mos rrezikuar shëndetin e fëmijëve talasemikë.

“Dhuro gjak, shpëto jetë” nuk është thjesht një slogan, është nevojë emergjente, sidomos në këto ditë të vështira! Nëse mundesh të lutem mos nguro! Dhuro edhe ti! Shpëto jetën e një fëmije”, apeloi Karçanaj.

Ekipi i bluzave të bardha të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut falenderoi punonjësit e AKSHI-t për reagimin e menjëhershëm ndaj thirrjes në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: